Flash

"Kam besim për Piqué": Koeman pret qendërmbrojtësin e sfidon një PSG pa Neymar e Di Maria

Lapsi.al 15 February 2021
"Kam besim për Piqué": Koeman pret

"Do ta përballojmë ndeshjen me shumë entuziazëm. Ekipet janë të barabarta. Do të jetë interesante sepse Barça është përmirësuar në muajt e fundit dhe Parisi ka cilësi të shkëlqyera. Do të jenë dy ndeshje interesante dhe të bukura". Këto janë fjalët e Ronald Koeman, trajnerit të Barcelonës, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG. Për gjendjen e Gerard Piqué, tekniku hollandez shtoi: "Ai është mirë dhe ne jemi të sigurt, por kemi ende një ditë për të vendosur nëse ai do të luajë".

Në lidhje me mungesat e Neymar dhe Di Maria tek PSG, Koeman nuk u zbilancua: "Për secilën skuadër është e rëndësishme të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Ne na mungojnë Ronald Araújo, Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Philippe Coutinho. Duhet të bashkëjetojmë me këto probleme dhe të kemi të tjerë lojtarë të gatshëm. Secila skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta, shpresojmë të jemi në gjendje t'i shfrytëzojmë ato nesër". Në fund, në lidhje me sfidën mes Mbappé dhe Messi, ai tha: "Leo është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë për të në formën e tij më të mirë. Kylian Mbappé është shumë i shpejtë dhe mund t'i komplikojë gjërat shumë, por ne do të bëjmë një ndeshje të mirë sepse këto ndeshje duhet të shijohen plotësisht ".

Pochettino ndërkohë ka dashur ti bëjë, indirekt, komplimente rivalit të tij: "Kam parë se si evoluoi mënyra e lojës së Barcelonës pas ardhjes së trajnerit të ri. Ata filluan një rrugë të re dhe hynë në një kapitull tjetër në historinë e tyre. Janë një ekip i fortë me ide të qarta, kanë lojtarë të shkëlqyer, të mësuar të fitojnë gjithnjë. Barcelona është një klub i madh, ashtu si Paris Saint-Germain: edhe ne duam të fitojmë gjithmonë". Këto janë fjalët e trajnerit argjentinas në faqen zyrtare të klubit parisien në prag të ndeshjes së Champions League.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI