Flash

Juventus fluturon në Portugali: protokoll anti-Covid e vigjilje e blinduar

Lapsi.al 16 February 2021
Juventus fluturon në Portugali: protokoll anti-Covid e vigjilje e blinduar
Protokoll anti-Covid shumë i ashpër për Juventusin, që fluturoi për në Portugali, për ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Champions League kundër Portos. Në fakt, ekipi i Pirlos do të jetë e blinduar në hotel dhe do të shkojë vetëm në stadium për të luajtur ndeshjen. Në fakt, trajneri do të mbajë konferencën klasike për shtyp nga Continassa para se të niset dhe bardhezinjtë nuk do të bëjnë shëtitjen klasike të prag ndeshjes në Do Dragao. Kujdes maksimal për kampionët e Italisë sepse situata e infektimit në Portugali është përkeqësuar ndjeshëm javën e fundit dhe Juventus do të qendrojë në izolimin e hotelit ku do të kryejë gjithashtu edhe seancën e fundit nesër në mëngjes. Ronaldo: "Porto mund të jetë nisja e udhëtimit drejt finales" Në raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve, "me eliminim të drejtpërdrejtë, është pothuajse sikur nga ky moment e tutje nis një tjetër garë". Cristiano Ronaldo e shkruan në Instagram. "Çdo detaj mund të sjellë ndryshimin, në dy vitet e fundit ne jemi kthyer në shtëpi më herët sesa kemi dashur, por çdo sezon synojmë më lart dhe ky vit nuk bën përjashtim." Sfidën me Porton, CR7 e ndjen shumë duke qenë një ish-i Sportingut: "Ndeshje shumë e rëndësishme kundër një ekipi të fortë dhe shpresoj të jetë fillimi i rrugëtimit të gjatë deri në finale. Respekt për kundërshtarin, ambicie për fitoren dhe përqendrim 100% në qëllimet tona".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI