Flash

Tapiri i Artë për presidentin e Juventus, por pohimi është befasues: "Ato gjeste me Conten ishin afeksioni"

Lapsi.al 16 February 2021
Tapiri i Artë për presidentin e Juventus, por pohimi është

Pas grindjes së shëmtuar me trajnerin e Interit, Antonio Conte, në fund të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe zikaltërve, gazetarët e transmetimit të famshëm 'Striscia la Notizia' i kanë dorëzuar numrit 1 të bardhezinjve Andrea Agnelli 'Tapirin e Artë'. I kontaktuar në Torino, presidenti i Juventusit në thelb pranoi shkëmbimin e fyerjeve mes tij dhe Contes: "Herë pas here pasioni në punën tonë na bën të shkojmë përtej rregullave të sjelljes së mirë".

Duke pranuar Tapirin si një shenjë mbarësie, ai shtoi, duke qeshur, një sqarim mbi marrëdhënien e tij me trajnerin aktual të Interit: "Bashkëpunimi me Conte përfundoi mirë. Ato ishin gjeste afeksioni...".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI