Flash

Nga Interi tek droga: arrestohet Sartor, kultivonte marijuanë

Lapsi.al 16 February 2021
Nga Interi tek droga: arrestohet Sartor, kultivonte marijuanë

Nga fushat e futbollit në një serë marijuane. Kjo është parabola e frikshme e Luigi Sartor. Sipas Gazzetta di Parma, ish-futbollisti i Juventus, Inter, Roma dhe Parma përfundoi nën arrest shtëpie pasi u zbulua duke kultivuar 106 bimë marijuane pranë një shtëpie të braktisur në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në zonën e Parmense.

Ish-futbollisti 46-vjeçar, të premten e kaluar, është kapur bashkë me një bashkëpunëtor ndërsa kujdesej për një parcelë të aftë të jepte mbi dy kilogramë substancë të ndaluar. Tek sera, agjentët e policisë arritën në fund të një hetimi të plotë që filloi me kërkesën e pazakontë për dyfishimin e fuqisë së njehsorit të një vile në dukje të braktisur, nga e cila vinte një erë e fortë marijuane. Erë e njëjtë që agjentët anti-drogë ndjenë në makinën e ish-futbollistit gjatë një kontrolli rutinë të simuluar.

Në pyetësorin e seancës së garancisë, para gjyqtares Beatrice Purita, Luigi Sartor përdori të drejtën për të mos u përgjigjur dhe për tu u urdhërua arresti shtëpiak. Në 2011 ish-lojtari kishte përfunduar në qendër të çështjes së ndeshjeve të trukuara 'Calcioscommesse' të filluar nga Prokuroria e Kremones, duke përfunduar në burg.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI