Flash

Video/ Mbappe i përgjigjet Messit: dy gola në pesë minuta ndezin Barca-PSG

Lapsi.al 16 February 2021
Video/ Mbappe i përgjigjet Messit: dy gola në pesë minuta ndezin

Ndeshja më e pritur e mbrëmjes, për vajtjen e 1/8 të Champions League nuk po i zhgënjen pritshmëritë. Në Kamp Nou është Barcelona që merr avantazhin e para, me një 11 metërsh të shndërruar në gol nga Lionel Messi. Argjentinasi ndoshta i ka shënuar skuadrës së tij të re në minutën e 27, por kjo mbetet për tu provuar verën e ardhshme, ndërkohë që reagimi parisien vonoi vetëm 5 minuta.

Kylian Mbappe barazoi rezultatin në minutën e 32, duke marrë një asist të Marco Verratti, që sulmuesi francez nuk mund ta shpërdoronte. Gjithcka nis nga e para, me sfidën në ekuilibër, por me të besuarit e Pochettinos që kanë shënuar një gol me peshë në transfertë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI