Flash

"Të gjithë negativë në tamponet e kryera": Tirana merr frymë, Shehi e Osmani raste të izoluara

Lapsi.al 17 February 2021
"Të gjithë negativë në tamponet e kryera": Tirana

Tek Tirana tani mund të qetësohen, të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik bardheblu kanë rezultuar negativ në tamponet e kryera. "Asnjë prej tamponeve të kryera tek lojtarët nuk ka dhënë përgjigje pozitive - ka saktësuar zëdhënësja e klubit Ina Doci - dhe ata do të jenë rregullisht në fushë kundër Teutës, në javën e 20 të Superiores". Një saktësim që i jep fund ankthit të bardhebluve, që iu nënshtruan xhiros së tamponeve pasi në izolim përfundoi tekniku Orges Shehi e përgatitësi i portierëve Alfred Osmani, që ishin ndjerë keq disa ditë më parë. Ajo që kishin frikë në kampin kryeqytetas ishte prezenca e të infektuarve të tjerë në skuadër, që do të bënin situatën edhe më të vështirë, përpara takimit delikat me Teutën.

Asistenti kishte lënë grumbullimin që para ndeshjes me Kukësin, pasi shfaqi simptomat e para, ndërsa tekniku ka akuzuar dhimbje fyti e trupi e temperaturë pas sfidës së humbur 0-2 me veri lindorët. Tek Tirana dyshimet u rritën pasi gjendje gripale ndjeu edhe Torassa, i cili u vetëizolua menjëherë, si masë parandaluese. Nuk do të ishte një problem në fakt, sepse argjentinasi kishte dalë nga sfida me Kukësin i dëmtuar në gju dhe do të mungojë gjithësesi për sfidën me Teutën.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI