Flash

Derbi i dyfishtë i Stankovic: "Conte, e lodh unë Milanin"

Lapsi.al 17 February 2021
Derbi i dyfishtë i Stankovic: "Conte, e lodh unë Milanin"

Javë speciale për Dejan Stankoviç i cili do të përballet me Milanin me Crvena Zvezdën e tij para dhe pas derbit me Interin. Për serbin, që është një interist i përjetshëm, për dekadën e kaluar në zikaltër, do të jetë një sfidë e trefishtë: "Interi tani është zot i fatit të tij, shpresoj që Crvena Zvezda t'u japë atyre një Milan të lodhur". Lavdërime ndërkohë për Antonio Conte dhe punën e bërë nga ish-juventini: "Ai është një djalë i fortë, i cili nuk i lë asgjë rastësisë. Më pëlqen".

Serbi foli për La Gazzetta dello Sport edhe për atë që mendon për Milan, kundërshtarin e radhës, por një rival të përjetshëm: "Mënyra e tyre e drejtpërdrejtë e lojës dhe individualitete të caktuara është për tu vecuar. Jam duke menduar për Leaon, Rebic, Castillejo, Zlatan, Calhanoglu, Kessié i cili është një makinë lufte, por mbi të gjitha për Theon, aq vendimtar për ta, sa Maicon për ne në sezonin e Tripletës”.

Për përvojën e tij si trajner: "José, Mancio, Sinisa, Eriksson, Zaccheroni... Unë përpiqem të vjedh diçka nga të gjithë, por kopjimi i tyre është i pamundur: të gjithë duhet të kenë një identitet të saktë. Unë jam duke krijuar timin".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI