Flash

Dita e Pavarësisë, Presidenti Duka uron FFK-në: "Urime vëllazërore për gjithë shqiptarët"

Lapsi.al 17 February 2021
Dita e Pavarësisë, Presidenti Duka uron FFK-në: "Urime

Kosova feston sot 13 vjetorin e Pavarësisë e në urimet për këtë ditë speciale nuk mund të mungonte ai i futbollit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në emër të gjithë komunitetit të futbollit në vend i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në kuadër të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë letër, Presidenti Duka shprehet se në këto vite Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në futboll, duke u bërë anëtare e qeverive europiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA si dhe përmes rezultateve pozitive ka bërë jehonë në botë, duke përmirësuar imazhin e vendit. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh vullnetin që të dyja institucionet e futbollit të vijojnë me punën për të finalizuar projektet e përbashkëta.

Më poshtë letra e Presidentit Armand Duka për homologun e tij të Kosovës:

I nderuar President,

I nderuar z. Agim,

Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit shqiptar, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, festën e Pavarësisë!

Prej 13 vitesh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka shënuar përparime të jashtëzakonshme duke qenë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Rritja e vazhdueshme e rezultateve sportive ka bërë jehonë ndërkombëtare dhe ka përmirësuar imazhin kudo në botë. Futbolli ka arritur të thyejë ato barriera që në shumë fusha të tjera nuk janë tejkaluar, duke ndihmuar Kosovën në procesin e njohjes nga FIFA dhe UEFA.

Marrëdhëniet tona të shkëlqyera institucionale na nxisin që të punojmë gjithmonë e më shumë në rritjen e futbollit mbarëkombëtar dhe finalizimin e projekteve tona të përbashkëta.

Me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj dhe gjithë popullin e Kosovës, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Miqësisht,

Armand Duka

President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI