Flash

Mori topin në shtëpinë e Messit: “Donim të fitonim në Camp Nou dhe e bëmë me stil”

Lapsi.al 17 February 2021
Mori topin në shtëpinë e Messit: “Donim të fitonim

Një mbrëmje historike për Mbappé. Futbollisti francez dominoi skenën në Camp Nou dhe mori me zhurmën e tre golave trashëgiminë e Messit në shtëpinë e Pleshtit. Një natë që ka aromën e dorëzimit të stafetave. Francezi është lojtari i dytë në histori që shënoi një tregolësh në Camp Nou pas Andriy Shevchenkos.

Mbappè, megjithatë, nuk duket euforik, nuk shfaq asnjë ekzaltim, por një vetëdije të madhe për mundësitë e tij. “Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne jemi shumë të lumtur, donim të vinim këtu për të fituar dhe e bëmë atë me stil. Tani le të kthehemi të përqendrohemi në qëllimet tona në kampionat. Nuk na lejohen gabime në Ligue 1. Kjo ishte një ndeshje madhështore, por nuk kemi fituar asgjë akoma”.

Mbappè mori topin në shtëpi, në pritje të atij... të Artë, duke entuziazmuar zemrat e tifozëve të PSG-së. “Jam i lumtur që shënova, gjithmonë jam përpjekur të jap më të mirën për PSG, një fanellë që kam në zemër. Jo gjithmonë kemi qenë në gjendje të luanim futbollin që dëshironim, por sot arritëm të shprehemi në mënyrën më të mirë”. Dora e Pochettino fillon të duket. “Pochettino ka bërë një punë të mrekullueshme që kur arriti, duke vazhduar në rrugën e Tuchel, që na bëri të luajmë një finale. Në fillim të sezonit kemi pasur disa probleme të përgatitjes, midis periudhës së vogël të pushimit dhe pastaj covidi. Nuk dua të justifikohem, por kështu shkoi. Tani jemi rritur fizikisht ende nuk jemi në formën më të mirë , por do të jemi së shpejti”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI