Flash

Ibra kundër 250... skuadrave: ja kush janë viktimat e preferuara dhe skuadrat ters

Lapsi.al 4 February 2021
Ibra kundër 250... skuadrave: ja kush janë viktimat e preferuara dhe

Fytyra të reja, më në fund: Crotone, Spezia dhe Crvena Zvezda - rivalët e ardhshëm të Milanit në Serie A dhe Europa League - janë kundërshtarë "të patestuar" për Zlatan Ibrahimovic. Në karrierën e tij shumë të gjatë, suedezi është përballur (dhe shpesh i ka tmerruar ...) me diçka si 250 skuadra, duke bashkuar ndeshjet zyrtare të klubit dhe kombëtares. Një numër mbresëlënës. Por me Crotone dhe Spezian jo, duke qendruar në Itali: në fazën e parë, kur kalendari propozonte sfidat kundër kalabrezëve dhe ligurëve, Ibra po luftonte me koronavirusin. E pikërisht kundër ekipit të Stroppa ai mund të arrijë 500 golat e shënuar në nivel klubi.

Duke vëzhguar karrierën e Zlatan, disa shifra tërheqin vëmendjen. 20 ndeshjet kundër Romës, për shembull: është ekipi me të cilin është përballur më shumë herë. Ose 17 golat e shënuar kundër St. Etienne të pafat, një viktimë e preferuar kur suedezi vishte fanellat e PSG dhe Manchester Utd. Pas "Les Verts", në renditjen e më të keqtrajtuarve janë Roma dhe Palermo (12 gola të pësuar) Marseille dhe Nice (11), Inter, Parma dhe Bastia (10). Kombëtarja më e “goditur”? Malta, 6 gola. Pastaj Anglia me 5.

Performanca sulmuese e Ibra-s është mbresëlënëse pavarësisht se si e shikon: ai ka shënuar të paktën një gol kundër të gjitha ekipeve që ka sfiduar të paktën 5 herë e janë madje 60. Kuriozitet: pa gola në 4 ndeshje, sulmuesi ka mbetur kundër Irlandës dhe Letonisë, pa gola në 3 ndeshje kundër Tottenham dhe Celtic. Dhe vetëm 2 në 12 ndeshje si kundërshtar i Milanit (dy derbi midis 2006 dhe 2007). Ndoshta ishte një shenjë e fatit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI