Flash

CR7 edhe një tjetër sezon me Juventus: mendohet rinovimi, për Dybalan... pothuajse

Lapsi.al 4 February 2021
CR7 edhe një tjetër sezon me Juventus: mendohet rinovimi, për

Cristiano Ronaldo nuk po përjeton një periudhë veçanërisht të shkëlqyer, por numrat e tij, gjëja që në fund të fundit ka më shumë rëndësi, janë ende superlative. Dygolëshi kundër Interit është arritja e fundit në një karrierë të mahnitshme, e cila mund ta shohë atë të luajë në Torino akoma për disa kohë. Kontrata e tij, në fakt, skadon në qershor 2022, por të dy, ai dhe Juve, mendojnë ta zgjasnin edhe për një vit tjetër.

Për momentin nuk ka pasur takime zyrtare midis Paratici dhe Mendes, por ideja po merr formë. Nuk do të ishte vetëm një çështje ekonomike, edhe pse pagesa e një viti më shumë e mega-pagës së CR7 nuk do të ishte e lehtë për arkat e Juventusit. Ana tjetër e medaljes, megjithatë, është se ajo do të shpërndante investimin fillestar gjatë dymbëdhjetë muajve të tjerë. Pro dhe kundër, pra, por me plusin e mbajtjes së një prej lojtarëve simbolikë të futbollit modern në ekip.

Nga ana e tij, portugezi do të ishte i lumtur të vazhdonte karrierën e tij me Zonjën dhe jo vetëm sepse i garanton një pagë "të përshtatshme". Ka gjithmonë një synim për të arritur, Ligën e Kampionëve, dhe largimi me duar bosh do të linte një shije të hidhur në gojën e tij.

Afati i njëjtë skadence me Ronaldon, por sezoni pa dyshim më pak pozitiv për Paulo Dybalan. Mes Covid dhe dëmtimeve të ndryshme, muajt e fundit të Joya-s janë për tu harruar pothuajse plotësisht. Për më tepër, një rinovim parashikohet vazhdimisht, por që nuk vjen kurrë. Zgjidhja përfundimisht e problemeve që e lidhnin atë me stafin e mëparshëm menaxherial, mund ta lehtësojë në negociatat me klube të tjera, por përshtypja është se në këtë moment zgjidhja e vetme është gjetja e një marrëveshjeje me Juven. Të paktën për të shtyrë tema për momente më të mira, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike. Agnelli u tregua i qartë: Dybalas iu bë një ofertë që u gjykua e përshtatshme dhe tani i takon atij të japë një përgjigje.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI