Flash

Video e fundit shokuese e Maradonës pas operacionit: "Jam i dërrmuar"

Lapsi.al 3 February 2021
Video e fundit shokuese e Maradonës pas operacionit: "Jam i

Më pak se tre muaj pas vdekjes së tij dhe në mes të hetimeve që duhet të konstatojnë nëse kishte neglizhencë nga ana e mjekëve që po trajtonin Diego Armando Maradonën, shfaqet një video e re e argjentinasit, që daton disa ditësh para vdekjes së tij, në të cilën i drejtohet mjekut Leopoldo Luque. "Jam i dërrmuar, por gjithçka është në rregull", thotë Maradona, i filmuar në kuzhinën e banesës në Tigre (ku më pas vdiq), së bashku me ish-partneren e tij Veronica Ojeda. Maradona flet ngadalë dhe ende ka fashimin në kokë pas operacionit për të hequr një hematomë subdurale të trurit. "Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga habitati im", thotë argjentinasi i cili më pas përshëndet doktorin.

Pikërisht figura e Luque është në qendër të vëmendjes së hetuesve dhe audiot e lëshuara ditët e fundit në të cilat neurokirurgu përdor tone përbuzëse duke folur për Maradonën kur mësoi për vdekjen e tij kanë shkaktuar zhurmë. Mesazhe të reja janë përhapur dhe këtë herë Luque është i ashpër kur flet për Janën, një nga vajzat e Maradonës, e cila këmbëngulte për shtrimin e të atit në një institucion të specializuar, duke e përkufizuar si "një bo*e të tmerrshme". E sipas raporteve të Olè, hetuesit janë në zotërim të një audio tjetër që do të konfirmonte figurën kontroverse të Luque në të gjithë çështjen, duke e përcaktuar si "një panoramë të tmerrshme". Pas deklaratave të kuzhinieres argjentinase, Romina Milagros Rodriguez, e thirrur 'Monona', e cila i tha mediave argjentinase për një Maradona të "lodhur" ("donte të ishte vetëm, të pushonte dhe të ndjehej rehat. I tha mjaft, njerëzit përreth tij e çmendnin"), edhe nipi i tij Johnny Esposito, djali i motrës së tij Maria, e mes të besuarve të Pibes, në një intervistë me programin" Vino para Vos", tregoi për një Maradona "që nuk donte më asgjë".

Sipas Esposito, "ai nuk donte të jetonte më. Nuk do linte njeri ta ndihmonte. Nuk e kuptoj pse. Ndoshta sepse ai nuk mund të godiste më një top". Ndërkohë, psikiatrja Agustina Cosachov, siç raportohet nga gazeta argjentinase La Nacion, është akuzuar për ideologji të rreme. Mjekja, afër Luque, pretendohet se ka falsifikuar një certifikatë ku thuhej se pacienti i saj ishte "i vëmendshëm, i orientuar personalisht, në kohë dhe hapësirë".

https://youtu.be/pgs-sQiI5Zo

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI