Flash

Video/ Ronaldo i kthen reston Contes: Juventus feston në San Siro, por për finalen ka edhe 90 minuta

Lapsi.al 2 February 2021
Video/ Ronaldo i kthen reston Contes: Juventus feston në San Siro, por

Hakmarrje e shërbyer: Juventus fiton raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, duke mposhtur 2-1 Inter në San Siro. Sukses me përmbysje për bardhezinjtë e Pirlos, që e panë veten në disavantazh në minutën e 9' me golin e Martinez, me bashkëpunimin e Buffon. Cristiano Ronaldo përmbysi sfidën: në të 26' portugezi barazoi me një penallti të akorduar me VAR, pastaj në minutën e 35' përfitoi nga një gafë e Bastonit dhe Handanovic për të nënshkruar fitoren.

Dhjetë minuta çmenduri dhe Interi i dorëzon më shumë se gjysmën e finales së Kupës së Italisë një Juventusi shumë cinik. Pas golit brilant të Lautaros, Cristiano Ronaldo merr qendrën e vëmendjes duke shfrytëzuar dy gabime serioze të Young dhe Bastonit (me bashkëpunimin e Handanovic) për të siguruar 2-1 që në pjesën e parë. Pas shtatë ditësh, në kthimin në Torino, Interi do të rikuperojë Hakimin dhe Lukakun (edhe pse Vidal dhe Sanchez do të shkojnë në tribunë për shkak të skualifikimit), por për të arritur epilogun e 19 majit, në Olimpico në Romë, do ti duhet të ngjitenen Everestit me një fitore me dy gola. Ose me vetëm një, por duke shënuar të paktën tre.

Me Darmian dhe Sanchez për Hakimin dhe Lukakun e pezulluar, Interi i la lojën dhe zotërimin e topit Juves. Të detyruar të përdorin dialog të shkurtër, edhe për shkak se Ronaldo dhe Kulusevski nuk preferojnë të shërbehen me topa të lartë, bardhezinjtë u mbrojtën lart por e panë veten në disavantazh në rastin e parë të kundërshtarit. Një kundërsulm i shpejtë, me një kombinim brilant të Barella e Lautaros. Mesfushori i mori kohën Alex Sandros, ndërsa në krosimin e tij, argjentinasi i bën të njëjtën gjë de Ligt, duke mposhtur një Buffon jo të pakapshëm.

Situata ideale për zikaltrit e megjithatë zgjati vetëm 14 minuta avantazhi: bardhezinjtë morën kreditet e një gabimi të prapavijës së Inter, me Young që pengoi Cuadrado në minutën e 25, duke shkaktuar një penallti të akorduar me VAR. Nga pika e bardhë nuk gaboi Cristiano Ronaldo, që zgjodhi goditjen e fortë qendrore, duke mposhtur Handanovic. Harakiri i Interit përfundoi pak më vonë, me golin e 22 sezonal të CR7. portugezi shënon dygolëshin personal dhe për kampionët e Italisë në të 36. Një gabim skandaloz i Bastonit që nuk u kuptua me Handanovic, duke i dhënë mundësinë Ronaldos të marrë topin e prirazi të shënonte me portën e boshatisur. Një përmbysje që karikoi Juventus, por mbi të gjitha e bëri Interin të shpërbëhet mendërisht dhe taktikisht.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI