Flash

Pirlos i ndodh si Sarrit, zëvendëson Ronaldon e konfrontohet: "Duhet të pushonte"

Lapsi.al 3 February 2021
Pirlos i ndodh si Sarrit, zëvendëson Ronaldon e konfrontohet:

Pakënaqsi të panevojshme në kampin e Juventus, edhe pas një fitore shumë të rëndësishme, si ajo në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Italisë në San Siro, kundër Inter. E gjitha ndodhi, sepse tekniku Andrea Pirlo vendosi të zëvendësojë Cristiano Ronaldon në minutën e 76', pasi portugezi kishte shënuar dy gola. Vetëm se CR7 ka 'alergji' nga zëvendësimet dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë, duke u konfrontuar me teknikun, menjëherë sapo i la vendin Moratas në fushë.

Pirlo i shpjegoi motivin e zëvendësimit, që është pranuar nga portugezi që shkoi më pas të përshëndetej me të gjithë shokët e pankinës. Ashtu si në rastin e parë një vit më parë me Sarrin, tani edhe Pirlo e ka të qartë se cfarë ndodh kur në tabelën e zëevdësimit tregon numrin 7: "Eshtë normale që nuk ishte i kënaqur, por duhet ta ruajmë për kampionatin. Nëse del qoftë edhe ndonjë minutë më herë është në rregull. E tregoi edhe njëherë vlerën e tij, por të shtunën kemi një sfidë të rëndësishme dhe ishte e drejtë ta bënim të pushonte".

Në fakt Ronaldo e kishte me Kulusevskin, që administroi shumë keq tre kundërsulme që mund ta kishin mbyllur ndeshjen më shpejt. E megjithatë, në këto raste fitorja mbyll cdo polemikë, për më tepër që shumë shpejt vjen Roma dhe të gjithë duhet të jenë gati...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI