Flash

Cristiano Ronaldo lojtari me më shumë dygolësha në Europë: Buffon, 1100 ndeshje në karrierë

Lapsi.al 3 February 2021
Cristiano Ronaldo lojtari me më shumë dygolësha në
Hakmarrja që Juventus konsumoi ndaj Inter është rezultat i një momenti të rritjes së rëndësishme për ekipin e Pirlos, që ka gjetur një marsh më shumë në këtë periudhë të sezonit. Natyrisht, për tu gëzuar duhet pritur edhe ndeshja e kthimit, por ndërkohë bardhezinjtë i gëzohen protagonizmit të Cristiano Ronaldos, shenja e të cilit është edhe në fitoren në San Siro. Portugezi nuk gabon ose më mirë, vështirë se gabon e dygolëshi kundër zikaltërve certifikon se forma e tij nuk është në fazë rënieje. Përkundrazi. CR7, në fakt, është lojtari i 5 kampionateve më të rëndësishëm europianë që ka shënuar më shumë dygolësha këtë sezon, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet (tetë). Dhe jo vetëm kaq: me fanellën e Juventusit Cristiano ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në Meazza në të gjitha turnetë: tre kundër Inter dhe tre kundër Milanit. Ndeshje memoriale edhe për Gianluigi Buffon. Duke zbritur në fushë kundër Inter, në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, portieri ka prekur një tjetër arritje të karrierës së tij të jashtëzakonshme: prezencën numër 1.100 në ndeshje zyrtare. Portieri, 43 vjec në 28 janarin e kaluar, ka veshur 679 herë fanellën e Juventus, 220 prezencat me Parmën, 176 me fanellën e kombëtares italiane e 25 me Paris Saint-Germain.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI