Flash

"Gratë flasin shumë"; komenti seksist i presidentit organizator të Tokyo 2020 i rrezikon postin

Lapsi.al 4 February 2021
"Gratë flasin shumë"; komenti seksist i presidentit

Nuk ka paqe për Olimpiadën e ardhshme të Tokios, mes thashethemeve (të mohuara) për një tjetër shtyrje dhe problemeve organizative, mes të cilëve rreziku i mospasjes së personelit të mjaftueshëm shëndetësor. Ka shpërthyer, sikur të mos mjaftojë, edhe një stuhi që ka përfshirë presidentin e komitetit organizator dhe ish-kryeministrin Yoshiro Mori për shkak të komenteve seksiste. "Takimet në të cilat marrin pjesë shumë gra zakonisht zgjasin më shumë sesa është e nevojshme", ka thënë ai duke iu referuar propozimit nga Ministria Japoneze e Arsimit mbi mundësinë e zgjatjes së emërimeve në këshillin e Lojërave në një numër më të madh të eksponentëve femra, siç raportohet nga gazeta. 'Asahi Shimbun'. "Gratë janë shumë konkurruese. Kur njëra prej tyre ngre dorën, ata ndoshta mendojnë se gjithmonë kanë diçka për të thënë. Dhe pastaj të gjitha flasin," shtoi Mori.

Ish-kryeministri më pas kërkoi falje por nuk ka ndërmend të largohet. "Nuk po mendoj të jap dorëheqjen - ka deklaruar Mori - Punoj shumë dhe kam dhënë ndihmesën time me përkushtim për shtatë vjet. Nuk do të jap dorëheqjen. Deklarata e bërë në Komitetin Olimpik të Japonisë ishte një shprehje e papërshtatshme, në kundërshtim me frymën e Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike - pranoi ai - pendohem shumë. Do të doja të tërhiqja deklaratën. Do të doja të kërkoja falje për çdo ndjesi të pakëndshme. "

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI