Flash

Real Madrid kërkon trajnerin e ri: sipas mediave iberike është garë dyshe

Lapsi.al 4 February 2021
Real Madrid kërkon trajnerin e ri: sipas mediave iberike është

Zinedine Zidane në pankinën e Real Madrid mund të mos jetë një lidhje e gjatë. Nuk është e panjohur që klubi po studion alternativat, duke parë se si po shkojnë gjërat në këtë sezon. E në këtë pikë, është edhe Max Allegri në listën e ngushtë të Real Madrid për të marrë vendin e francezit, i cili ka të ngjarë të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Sipas Cadena Ser është një garë në dy drejtime mes ish-trajnerit të Juves, shumë i vlerësuar nga Florentino Perez dhe Raul Gonzalez Blanco, flamurit të merengues që drejton aktualisht Castilla, figurë tepër e dashur dhe e vlerësuar nga tifozët.

Në qershor 2021 do të bëhen dy vjet pa pankinë, ndoshta më shumë sesa pritej pas lamtumirës nga Juventus dhe vitit të pushimit të lajmëruar nga tekniku. Allegri mezi pret për t'u kthyer në stol, Roma e kërkon prej disa kohësh, por ai mund ta bëjë këtë me klubin më të suksesshëm në histori. Duke përjashtuar ndryshimet e bujshme, aventura e dytë e Zidane do të përfundojë në verë dhe Florentino Perez është duke kërkuar njeriun e duhur. Nga njëra anë trajneri toskan, një garanci për përvojën dhe me një CV prej fituesi, nga ana tjetër basti dhe idhulli i tifozëve, ai Raul që adhurohet në Madrid. Dy zgjedhje dhe filozofi krejtësisht të ndryshme: i takon Perezit zgjedhja e vështirë...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI