Flash

Fiton 5mijë stërlina nga humbja e Tottenham e blen një faqe gazete për të tallur Mourinhon: “Ja trofeu Special”

Lapsi.al 4 February 2021
Fiton 5mijë stërlina nga humbja e Tottenham e blen një faqe
Josè Mourinho është një personazh shumë përçarës në botën e futbollit: ka nga ata që e duan çmendurisht dhe nga ata që ... nuk e durojnë dot. Por sigurisht, Special One gjithmonë bën tituj, edhe kur ajo që ndodh ka shumë pak lidhje me veprimet e drejtpërdrejta të portugezit. Mjafton të mendosh se disfata e Tottenham ndaj Brighton nisi një seri ngjarjesh që përfundimisht sollën për Spurs... një trofe. Është për të ardhur keq që trofeu në fjalë mbërriti i shtypur, në faqet e një gazete dhe mbi të gjitha me qëllimin specifik për të bërë shaka si me trajnerin ashtu edhe me ekipin që ai po trajnon aktualisht. Si pasojë e humbjes së Spurs, Sahlil Arora, 29 vjec nga New Delhi, fitoi 5,000 £, pasi vuri bast se Brighton do të fitonte. Një ngjarje aq e papritur sa djali, një tifoz i Manchester United, vendosi të përdorë një pjesë të asaj që fitoi për të marrë... një kënaqësi të madhe. Bleu një faqe të Enfield Independent, duke stampuar një kupë dhe një mesazh për Special One: “I dashur Josè, kjo reklamë u pagua falë 5000 £ që fitova kur Spurs humbi ndaj Brighton. Këtu është një trofe i veçantë për t'ju falënderuar. Dhe mund të jetë e vetmja që do të ngrini gjatë gjithë sezonit". Sidoqoftë, duke folur për të njëjtën gazetë, Sahlil Arora vazhdon të tallet me Special One. "Edhe pse kishte shënuar vetëm një herë këtë sezon, unë vazhdimisht i thosha Trossard dhe të gjithë Brightonit "forca djema, është vetëm Tottenham' dhe isha i sigurt se ata do të bënin mirë kundër ekipit të Mou. Pastaj Spurs, bënë atë që di Spurs dhe unë fitova 5,000 £, kështu që doja t'i falënderoja. Jam i sigurt që Josè dhe të tjerët do të blejnë një kopje të Enfield Independent pas stërvitjes dhe kur ta bëjnë, do të ketë një trofe brenda për t'i thënë faleminderit. Dhe mbase do të gjejë hapësirë në vitrinën e tyre të zbrazët”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI