Flash

Një për një, të gjitha gënjeshtrat e qeverisë për darkën te Nusreti

Lapsi.al 11 January 2021
Një për një, të gjitha gënjeshtrat e qeverisë
Darka politiko biznesore në Dubai, që u shëndërrua në një aferë shtetërore, ishte produkt i një rastësie. Ashtu sikurse është traditë për restorantin e të famshmit Nusret, një kamera e lokalit filmon të gjithë të ftuarit për t'i postuar ata me mburrje në faqen e saj në Instagram. Kështu ndodhi edhe me të ftuarit shqiptarë, që sikurse duket edhe nga pamjet, e pikasën që po filmoheshin. Ata bënë të gjitha përpjekjet më pas që ta zhduknin atë video, por dëmi tashmë ishte bërë. Ajo kishte përfunduar te ndjekësit shqiptarë të rrjeteve sociale dhe ishte përhapur me shpejtësinë e një orteku. Lexo me tej:

Andi Bushati:“Darka e fundit” në Dubai

Memet, ironitë dhe pyetjet që ngriheshin ishin të shumta: “pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për "për punë", po zyrtarët e kabinetit të kryeministrit ç’punë patën në Dubai? E vënë në alarm, qeveria u mundua të japi një sërë justifikimesh dhe vetë Rama u ul në kompjuter për të prodhuar alibi për darkën, ku ishin parë me pamje Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, biznesmeni Zamir Mane dhe Arbjan Mazniku e Endri Fuga (video poshte). [video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/darka-ne-dubai-nusret.mp4"][/video] Sipas versionit qeveritar, zyratarët e qeverisë ishin ftuar në Dubai nga grupi EMAAR i biznesmenit Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”. Ku grup ka premtuar se do të rindërtojë rreth 2 mijë banesa në Durrës, përkrah planeve për të ngritur një port jahtesh në këtë qytet. Sipas ministrisë së infrastrukturës, darka në restorantin luksoz nuk qe paguar me paratë e taksapaguesve por nga investitori “Emaar”, i cili edhe kishte mbuluar shpenzimet e darkës në fjalë.

Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe opozitën

"Eshte ne praktiken e grupit Emaar qe perpara hyrjes ne nje vend ku kryen investime, te ftoje perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit, po ashtu ne baze te perzgjedhjes se vet, per t’u njohur nga afer me investimet e kryera nga ky grup ne qendren e tij ne Dubai... Grupi Emaar, i cili do te zbatoje projektin e Rindertimit ne Durres, ku do te ndertoje 2000 apartamente ne zonen e Spitalles dhe qe ka paraqitur nje projekt per rivitalizimin e Portit te Durresit dhe ndertimin aty te marines me te madhe ne Adriatik, ka shprehur interes te qarte edhe per disa investime te tjera", thuhej në njoftim.

Opinion/Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

Falë valës që shpërtheu në rrjet edhe si pasojë e censurimit të kësaj ngjarjeje nga mediat tradicionale, u detyrua të përgjigjet edhe kryeministri në Facebookun e tij. Ai tha se kjo qe një darkë pune dhe jo një fabul me gjellë pasanikësh, se ministrat nuk lejoheshin të bëjnë pushime, por qenë aty për të mbledhur investime.    Megjithatë shpjegimet e qeverisë, të kapur gafil, zor se bindën kënd. Shumë pyetje nuk morën përgjigje: Nëse ishte darkë pune, çfarë kërkon bashkëshortja e Endri Fugës në një takim pune? Po vetë shefi i zyrës së shtypit të kryeministrit pse duhet të qe në Dubai? Po kur flitet për investime në Durrës, ç'kërkonte zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku? Po biznesmeni Samir Mane pse duhej të ndodhej aty? Po pala pritëse ku ishte, ku ekziston kjo praktikë që ai që të fton as nuk ndodhet në tryezë? Po nëse ishte një darkë e shtruar nga një princ arab që mungonte, a është normale që të kishte aty verë dhe alkool, që prish traditën e një princi të Emirateve? Të gjitha këto dyshime e nxjerrin bllof rrenën alibike të qeverisë. Por ka edhe më: E zëmë se varianti zyrtar është i vërtetë. E zëmë se darka nuk është paguar nga një prej pjesmarrësve por nga investitori: Po si është e munduar që një biznesmen i huaj paguaka fatura mijra euroshe për ata që supozohen të kontrollojnë dhe të jenë arbitri i investimeve të tij në Shqipëri? Në një kohë kur pak më parë Rama u mburr në "Opinion" se i dorëzonte dhuratat mbi 1 mijë euro, a ka kuptim që vartësit e tij të pranojnë të jenë pjesmarrës në orgji mijra euroshe? 

MEMET PIKANTE/ Plas gallata pas darkës së ministrave në Dubai

Natyrisht asnjë nga versionet që u servir nuk mbahet dot në këmbë. Ato u shpikën, në nxitim e sipër, për të amortizuar sadopak efektin e festimeve te hierarkëve të rilindjes me biznesmenë. Për të përballuar zemërimin uluritës të një babëzie qefji në kohën kur Shqipëria po përmbytej. Dhe për faktin se pjesmarrësit e darkës e kuptuan gafën që bënë, flet edhe përpjekja e tyre për ta hequr videon nga faqja e restorantit të Nusretit. Mjafton kjo për të dëshmuar se ata kishin rënë në çark. Dhe prandaj imazhet u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI