Flash

Demokracia në ShBA/ Trump zhduket nga rrjetet sociale. Presidenti: Twitter komandohet nga radikalët e majtë

Lapsi.al 9 January 2021
Demokracia në ShBA/ Trump zhduket nga rrjetet sociale. Presidenti: Twitter

Pas Facebook dhe Instagram, Trump i mbyllet edhe llogaria në Twitter. Vendimi u mor përgjithmonë duke vlerësuar se Trump ende rrezikon të nxisë dhunë përmes mesazheve në rrjetet sociale, megjithëse ai ka premtuar publikisht se do të garantojë një kalim pushteti paqësor.  Në mesazhin e fundit në Twitter, Trump tha se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të Biden në 20 Janar, ndërsa në ditën e mësymjes në Capitol Hill ai i quajti “patriotë” njerëzit që hynë dhe ndaluan me dhunë seancën e Kongresit. Trump është i njohur për varësinë e tij nga Twitter përmes të cilit komunikon vazhdimisht me ndjekësit e tij.

Donald Trump u përpoq t’i përgjigjej ndalimit të tij personal në Twitter përmes adresës zyrtare @POTUS, duke këmbëngulur se ai nuk do të ‘heshtte’ .

Presidenti u fut në llogarinë e tij qeveritare në Twitter të premten, disa orë pasi platforma ndaloi përgjithmonë adresën e tij personale @realDonaldTrump, duke bërë që njerëzit ta kritikonin faqen e mediave sociale për kufizimin e fjalës së lirë, ndërsa promovonte ideologjinë e ‘së majtës radikale’.

https://lapsi.al/2021/01/09/twitter-i-mbyll-llogarine-reagon-trump-nuk-do-te-heshtim-do-te-ndertojme-platformen-tone/

“Siç kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter ka shkuar gjithnjë e më tej në ndalimin e fjalës së lirë, dhe sonte, punonjësit e Twitter kanë koordinuar me demokratët dhe të majtën radikale në heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre, për të heshtur mua dhe 75,000,000 patriotë të mëdhenj që votuan për mua” – tha Trump në të parin e një serie postimesh, të cilat u dokumentuan nga përdoruesit e rrjetit përpara se të ndaloheshin rreth tre minuta pasi u publikuan.

“Ne nuk do të heshtim! Twitter nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. Të gjitha kanë të bëjnë me promovimin e një platforme radikale të majtë ku disa nga njerëzit më të egër në botë lejohen të flasin lirshëm” – shkroi Trump.

Më herët, Facebook e Instagram kanë pezulluar llogaritë e Trump për një periudhë të pacaktiar pas sulmit që ndodhi në Capitol Holl.

Kjo pa ndodh pasi keto veprime duket se nuk perkrahen nga amerikanet.

Pesëdhjetë e shtatë për qind e amerikanëve duan që Presidenti republikan Donald Trump të shkarkohet menjëherë nga detyra, pas inkurajimit këtë javë te protestes që u përshkallëzua në një trazirë me viktima brenda Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të Reuters / Ipsos.

Sondazhi kombëtar i opinionit publik, i kryer të enjten dhe të premten, gjithashtu tregoi se shtatë në 10 nga ata që votuan për Presidentin Trump në nëntor, kundërshtuan veprimin e mbështetësve të skajshëm që hynë në Kapitol ndërsa ligjvënësit po mblidheshin për të çertifikuar fitoren në zgjedhje të demokratit Joe Biden.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI