Flash

Tërmeti në Kroaci i shemb shtëpitë, Lovren i hap dyert e hotelit të tij

Lapsi.al 29 December 2020
Tërmeti në Kroaci i shemb shtëpitë, Lovren i hap dyert e

Futbollistët janë ata më të shënjestruarit: mjafton që sulmuesit të humbasin një rast për gol, mbrojtësit të bëjnë një gabim apo portierët një gafë, që të gjenerohet një stuhi mediatike. Por në të njëjtën kohë, futbollistët meritojnë të komplimentohen kur bëjnë dicka vërtetë të bukur. Edhe sepse veprimet e mira nuk katalogohen vetëm në një fushë futbolli. Si në rastin e Dejan Lovren që është evidentuar tashmë për një gjest solidarieteti ndaj bashkëkombasve të tij, duke vënë në dispozicion hotelin e tij për ata që mbeten pa shtëpi pas tërmetit.

Lajmin e ka dhënë B/R Football në Tëitter. Por ishte vetë futbollisti që ka shpjeguar gjithcka në rrjetet sociale me një mesazh të dhimbsur e plot ndjenjë përgjegjësie. Fjalë e gjest që të bëjnë ta rishohësh me kujdes konsideratën për futbollistët: aspak të përkëdhelur, në një qendër të izoluar apo jashtë realitetit. Qendrori i Zenit tregon sensibilitet të rrallë e përkujdesje.

Tërmeti në Kroaci ka krijuar probleme të ndryshme si për ta përkeqësuar edhe më tej një 2020 me pafundësi vështirësish. Lovren, edhe pse nga larg, kërkon ti japë një dorë bashkëkombasve të tij. E kështu, i shqetësuar për situatën në Petrinja, ka publikuar një njoftim: “Qytetarë të dashur të Petrinjës, vendos në dispozicion hotelin tim në Novalja për 16 familjet më në vështirësi“. Përvec se ka dhënë kontaktet për tiu drejtuar për të kërkuar mikpritje, ish-mbrojtësi kampion Europe me Liverpool e nënkampioni i botës në 2018, ka specifikuar që do të kenë precedencë familjet me të mitur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI