Flash

Real Madrid merr vendimin për merkaton: telashë për klubet italiane

Lapsi.al 29 December 2020
Real Madrid merr vendimin për merkaton: telashë për klubet

Ndërsa shumica e trajnerëve dhe ekipeve po presin vetëm dritën e gjelbër për fillimin e dritares dimërore të transferimeve, Zinedine Zidane dhe Real Madrid shkojnë në të kundërt. Trajneri francez është i kënaqur me skuadrën aktuale dhe nuk ka kërkuar blerje ose shitje: një zgjedhje e diktuar nga pasojat ekonomike të koronavirusit. Të gjitha sforcot e pronësisë së Blancos shtyhen për në verë kur të përpiqen të arrijnë tek Kylian Mbappé.

Në këtë skenar të reklamuar nga merengues, ka pasoja edhe për klubet italiane, që janë të interesuara për lojtarë të Real: mjafton të mendosh për Milan që e konsideron Jovic një nga profilet më interesant për të zëvendësuar Ibrahimovic (me formulën e huazimit). Sulmuesi serb, në listën e të pakënaqurve, bashkë me Isco dhe Marcelon, është i destinuar të qëndrojë të paktën edhe gjashtë muaj tek Real.

E përditshmja spanjolle AS, e cila përshkroi situatën në Casa Blanca, zbuloi gjithashtu se Isco ka vendosur të largohet nga Real Madrid verën e ardhshme dhe destinacioni i tij i preferuar është Sevilla. Mesfushori mendon se Lopetegui është trajneri me të cilin është ndjerë më mirë (në kohët që drejtonte kombëtaren spanjolle) dhe në moshën 28 vjeç ai beson se të kthehen të punojnë së bashku do të ishte një mundësi e mirë për të ringritur karrierën e tij.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI