Flash

Me pizhama në pankinë: fitorja e Boca Juniors 'harrohet' nga imazhi i Tevez

Lapsi.al 28 December 2020
Me pizhama në pankinë: fitorja e Boca Juniors 'harrohet' nga
Një fitore 3-0 nga ana e Boca Juniors kundër Huracan. Dy gola të Ramon Abila e një i Obando i ka lejuar Xeneizes të fitojë lehtësisht edhe pa lojtarin e tyre më të mirë Carlos Tevez. 10 argjentinas nuk ishte i disponueshëm për të luajtur por i ndoqi shokët e tij gjithësesi nga pankina me shumë kujdes në cdo moment të ndeshjes. Ajo që është e cuditshme, se megjithë impenjimin për ti dhënë mbështetjen e tij skuadrës, pikërisht Apache i mori vëmendjen fitores së Bocas. Motivi? Veshja e zgjedhur për të ndjekur sfidën. Në rrjetet sociale, në fakt, mediat argjentinase e shumë të apasionuar pas futbollit janë përqendruar në veshjen shumë të vecantë të futbollistit. Tevez është prezantuar me një komplet, fanellë e pantallona vërtetë origjinale. Ngjyrat si ato të Bocas, por që gjithësesi nuk kanë bindur askënd. “Përsé Tevez është me pizhama?”, kanë shkruar tifozët në rrjetet sociale. Të shumtë komentet edhe në një postim në Instagram e medias TycSports që ndjek me kujdes cështjet në shtëpinë e Bocas që, përvecse është përqendruar tek ndeshja ka përfituar për ti kërkuar tifozëve mendimin për imazhin e numrit 10.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI