Flash

Prapaskena/ Menaxheri kishte arritur akordin me Tiranën, Ngo'o arratiset në Qipro

Lapsi.al 28 December 2020
Prapaskena/ Menaxheri kishte arritur akordin me Tiranën, Ngo'o

Michael Ngo’o ka firmosur një kontratë me skuadrën e Paraliminit në kampionatin elitar të Qipros dhe klubi i ri e ka prezantuar tashmë në faqen zyrtare në rrjetet sociale. “Paralimini njofton akordin në parim me anglezin Michael Ayodeji Ngoo, që është transferimi i parë i janarit për skuadrën tonë - shkruhet në komunikatën zyrtare të qipriotëve -. Michael, 1.98 m vjen nga akademitë e Liverpool që bleu të drejtat e tij në moshën 16 vjecare për 250,000 paund. Ai vjen nga 3 sezone të plota në kampionatin e Shqipërisë me shumë golash e asist dhe ka luajtur për kombëtaren e Anglisë U19 e U20. Ne shpresojmë që do të jetë një element shumë i rëndësishëm me kualitet të shtuar për skuadrën. Familja e madhe e Union dëshiron ti urojë cdo sukses futbollistit".

Një punë e kryer, por që ka kapur në befasi Tiranën, por edhe menaxherin e lojtarit Mario Cenolli, që nga ana e tij pothuaj kishte mbyllur gjithcka për rikthimin e shtatlartit në kryeqytet. "Bardheblutë kishin rënë dakord edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, duke e cilësuar Ngo’o një pedinë shumë të rëndësishme për ta vendosur në dispozicion të Dedes. U habita kur mësova për kalimin e tij në Qipro dhe kjo nuk ka lidhje me mua" - tha Cenolli për Lapsin.

Kështu, nuk do të ketë një rikthim në bardheblu për Michael Ngo’o, të paktën jo në këtë dritare merkato, por për mënyrën si u bënë gjërat ndoshta rrugët e klubit më të titulluar në Shqipëri dhe anglezit janë ndarë përfundimisht.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI