Flash

Një mijë hektarë pyll për 3 milionë euro: Ibrahimovic siguron të drejtën e peshkimit e gjuetisë

Lapsi.al 28 December 2020
Një mijë hektarë pyll për 3 milionë euro: Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga dëmtimi në pulpë, kthimi nga pushimet në Suedi është planifikuar midis të martës dhe të mërkurës, por ndërkohë vështrimi i sulmuesit hidhet edhe jashtë fushës së blertë, në atë të investimeve. Ibra në fakt ka blerë një tokë të pyllëzuar në kufirin me Norvegjinë prej rreth një mijë hektarë (për të bërë një krahasim: Milanello shtrihet mbi gjashtëmbëdhjetë hektarë) duke shpenzuar një shumë afër 3 milion euro.

Pylli ndodhet në zonën Are aq të dashur për mbretërit suedezë gjithashtu, atje 39-vjeçari zotëron një vilë afër malit Copperhill dhe atje ai pëlqen të kalojë periudhat e relaksit duke iu përkushtuar gjuetisë, peshkimit dhe lëvizjes së dëborës (për të cilat, sic shpjegon Gazzetta dello Sport, ka marrë lejet).

Investimi i shtohet shtëpisë në liqenit Kälapannsjön e përdorur si bazë për udhëtime gjuetie dhe asaj në Tvärådalen. Ka shitur ndërkohë vilën në bregdetin e Malmoes dhe atë në Stokholm.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI