Flash

Video/ Pesë gola dhe arrati në krye të Superiores: poker i Hoxhajt “shpartallon” Skënderbeun

Lapsi.al 27 December 2020
Video/ Pesë gola dhe arrati në krye të Superiores: poker i

Nuk ka patur histori ndeshja në Loro Borici dhe Vllaznia rrit marshin në tentativë për tu shkëputur në krye të klasifikimit me 5-1 e fiksuar kundër Skënderbeut, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të Superiores. Katër gola të Ardit Hoxhajt, protagonisti absolut i takimit, i japin mundësinë tashmë shkodranëve të jenë + 8 nga vendi i dytë, në pritje të përballjeve të më vonshme.

Një ndeshje që u kuptua që në sekondën e 37 se si do të shkonte, me Imerin që hapi serinë e golave, duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Brdaric. Skuadra e Ahmatajt gaboi shumë në mbrojtje, duke i dhënë mundësinë kuqebluve ti shfrytëzonin. Dy gola të tjerë para pushimit të lojës, që mbajnë firmën e Ardit Hoxhajt likuiduan shpresat e korcarëve për të bërë rezultat në Shkodër. Sulmuesi shënoi golin e dytë në të 35 e të tretin për Vllazninë në të 43.

Hoxhaj nuk u ndal me dygolëshin personal, sepse me rifillimin e lojës realizoi edhe dy herë të tjera në të 53 e të 60, për të kompletuar pokerin e tij dhe shuplakën e Vllaznisë për Skënderbeun, që 'lëpiu' plagët me golin e Mensah në të 62, por që ishte krejtësisht i pamjaftueshëm për të shpëtuar fytyrën në një ndeshje për tu harruar. Shkodranët shkojnë në ndeshjen e fundit të 2020 me 25 pikë, në krye të klasifikimit, ndërsa korcarët janë të parafundit dhe shohin Bylis ti largohet.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI