Flash

Juventus në kërkim të eksperiencës: fantazia e Ozil e forca e Llorentes preferohen nga Pirlo

Lapsi.al 27 December 2020
Juventus në kërkim të eksperiencës: fantazia e Ozil e forca

Pjesa e parë e aventurës së Andrea Pirlo në stol me Juventus ishte me luhatje emocionesh. Jo dominuese si në të kaluarën, siç mund të supozohet lehtë për disa arsye, por me luhatje duke alternuar ndeshje emocionuese, të tilla si në Camp Nou ose Parma, me shfaqje zhgënjyese, të tilla si kundër Crotone, Benevento dhe Fiorentina. Juventusi është në ndërtim e sipër dhe në merkaton e janarit klubi duhet të punojë për të zbutur defektet e treguara nga fusha, para së gjithash mungesa e një alternative të rëndë për sulmin për ta bërë Morata të marrë frymë.

Në këtë kuptim, drejtuesit e Juventusit po lëvizin me vendosmëri për të sjellë në Continassa sa më shpejt të jetë e mundur një element të tillë nën urdhrat e Pirlo, që ka shumë sulmues anësorë dhe lojtarë që duan ta fillojnë nga larg, por pa një qendërsulmues në gjendje të imponohet në zonë e ti japë mundësinë të pushojë Morata. Një nga emrat më të nxehtë - sipas Tuttosport - do të ishte një rikthim, Fernando Llorente që e ka mbyllur me Napolin. Nuk do të jetë një negociatë e thjeshtë siç mund të duket, pas mosmarrëveshjeve të fundit jashtë fushës mes dy shoqërive, por edhe në funksion të SuperKupës së ardhshme midis Juventus dhe Napoli. Nëse marrëveshja është e suksesshme, për pak javë spanjolli do të jetë përsëri në Torino.

Paratici, megjithatë, po studion gjithashtu një goditje cilësore, përmes një basti për të cilin do të shpenzonte pak, por që mund të ishte një lojtar vendimtar: Mesut Ozil. Gjermani është jashtë projektit të Arsenalit dhe nuk ka luajtur kurrë këtë sezon, me një kontratë që skadon në qershor 2021 ai mund të lirohet nga Topçinjtë pa shumë probleme, e që do ti shpëtonte ata nga një rrogë e rëndë. Ozil dhe Cristiano Ronaldo tashmë kanë luajtur së bashku dhe, me shifrat e duhura, mund të rezultojë një goditje e madhe për Juventusin për sa i përket cilësisë dhe përvojës ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI