Flash

De Ligt i përgjigjet aluduesve: "Nuk jam penduar kurrë që jam tek Juventus. Ja cfarë mësoj nga Bonucci e Chiellini"

Lapsi.al 26 December 2020
De Ligt i përgjigjet aluduesve: "Nuk jam penduar kurrë që

Në një intervistë të dhënë për The Athletic, Matthijs De Ligt ka folur për sa ishte e rëndësishme zgjedhja e tij për të mbërritur në Itali e tek Juventus: "Është një sfidë e madhe për një mbrojtës të vihet në provë në Serie A, por unë i adhuroj sfidat e mëdha. Mendova që ky ishte vendi më i mirë për mua e nuk jam penduar për zgjedhjen time. Jam vërtetë i lumtur. Jam vërtetë me fat, duke qenë se luaj me të gjithë ata që do ti shihja nëse do të isha një futbollist i ri" ka deklaruar mbrojtësi hollandez.

"Bonucci është vërtetë shumë i aftë në ndërtim e kështu flas me të dhe e shoh cfarë bën. Chiellini është shumë i zoti në markim e kështu mundohem të mësoj edhe prej tij. Luaj edhe me van Dijk në kombëtare. Por në fund, është e rëndësishme të zhvilloj lojën time e të mos filloj të imitoj askënd. E gjitha është të mundohem të përmirësohem sa më shumë të jetë e mundur”, përfundoi De Ligt.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI