Flash

De Laurentiis ofendon Pirlon dhe rrit polemikat: "Nuk është avokat, nuk komenton dot vendimin"

Lapsi.al 26 December 2020
De Laurentiis ofendon Pirlon dhe rrit polemikat: "Nuk është

"Deklaratat e Pirlos mbi vendimin e Coni? Pirlo duhet të jetë thjesht një trajner dhe të lërë përfaqësuesit e shoqërisë së tij dhe drejtorin e komunikimit për të dhënë një përgjigje interpretuese për atë që është një vendim i Shtetit. Një ligj i Shtetit në një rrëmujë si Covid që ishte i paparashikueshëm e të cilin shteti nuk u tregua i aftë ta përballonte. Çfarë bën? Vendos ligjin sportiv para një ligji shtetëror, duke rrezikuar dënimin nëse nuk e përfill atë? Një çmenduri, por Pirlo nuk është avokat si profesion, ai nuk njeh procedura të caktuara dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në nivelin e protokolleve që kanë ndjekur njëra-tjetrën, nuk dua të kapem me Pirlo duke i thënë 'pirla' (plehrë), do të ishte shumë e lehtë, ai tha atë që çdo trajner do të kishte thënë në mbrojtje të klubit të tij ". Ka shkuar rëndë me fjalët Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, në Radio Capital, duke komentuar fjalët e trajnerit të Juventusit mbi vendimin e Këshillit të garancisë Coni në favor të Napolit.

Pirlo në fakt është treguar i gatshëm të përsëriste ndeshjen kundër Napolit pa ndonjë problem, por e kishte gjykuar negativisht vendimin, duke argumentuar, se do të kishte mospërputhje krahasuar me atë që ndodhi me ekipet e tjera, të detyruar të luanin në çdo rast, pavarësisht nga shumë mungesa në formacion për shkak të Covidit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI