"Duke pritur Babagjyshin e Krishtlindjes". Eshtë titulli i l'Equipe, në faqen e parë me foton e Mauricio Pochettino, pasi Paris Saint Germain ka shkakuar teknikun Tuchel. Për firmën me argjentinasin, ish-teknikun e Tottenham, mungon vetëm zyrtarizimi. Ardhja e tij mund të paralajmërojë, sipas Le Parisien, mbërritjen e Messi në verë. 'Pleshti' ka prishur mardhëniet me Barcelonën, për momentin skenari më konkret është që në skadencë kontrate Leo të zgjedhë ku të shkojë: do ta bindë pagesa, por edhe zgjdhjet teknike.
Nuk është sekret që klubi parisien ka menduar të marrë argjentinasin që në verë, por klauzola, apo edhe vetëm ndonjë dëmshpërblim përballë mosmarrëveshjes ligjore midis klubit dhe trajnerit, e bëri marrëveshjen të pamundur. Ajo që e anoi peshoren nga PSG, pretendon gazeta pariziene, mund të jetë fakti se në verë, përpara zgjedhjes së Koeman si trajner i ri, kampioni nga Rosario i kishte treguar klubit një emër si i pari në listë: ishte ai i Pochettino.