Flash

Video/ Theu rekordin e Pele, birrë e personalizuar portierëve të mundur: “Nuk e kisha menduar se mund të ndodhte”

Lapsi.al 24 December 2020
Video/ Theu rekordin e Pele, birrë e personalizuar portierëve të
Lionel Messi ia doli, 'mundi' Pelé. Ose të paktën një nga rekordet e O’Rey. Me golin e shënuar dje, Pleshti ngjitet në kuotën 644 me fanellën e Barcelonës, një më shumë se ato të realizuar me të njëjtën fanellë - atë të Santos – nga legjenda braziliane: "Kur fillova të luaja futboll nuk mendoja të thyeja rekorde. E aq më shumë të mendoja ta bëja me një të Pelé", është mesazhi në Instagram i argjentinasit, që fluturoi në atdhe me një jet privat për të kaluar pushimet e Krishtlindjes.
Falë golit të shënuar në ndeshjen kundër Valladolid, Messi ka kaluar rekordin që i përkiste Pelé nga 1974, kur shënoi golin e fundit me fanellën e Santos. Pavarësisht mundësisë për lamtumirën në fund të sezonit, nëse jo që në janar, 6 herë Topi i Artë nuk ka reshtur kurrë së dhëni kontributin e tij për skuadrën që e bëri të madh, duke arritur kështu të kalojë edhe një si O’Rey. "Mund vetëm të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këto vite, nga shokët e skuadrës, familja, miqtë e mi e të gjithë ata që më mbështesin cdo ditë. Një përqafim", ka shtuar argjentinasi, me të cilin pak ditë më parë vetë Pelé u komplimentua për faktin se e ka futur emrin e tij në legjendë për të disatën herë në karrierë. BIRRË E PERSONALIZUAR PORTIERËVE TË MUNDUR Pasi Messi theu rekordin e Pelè Budweiser, marka e famshme e birrës amerikane, ka njoftuar se i ka dërguar të gjithë portierëve të mundur në karrierë nga Pleshti (janë 160) një shishe të personalizuar me firmën e Messit e golin referues. Kush do të marrë më shumë? Diego Alves, që në 17 ndeshje kundër Messit ka pësuar 21 gola e kështu që do të marrë po aq birra.

Të këshilluara

Vllaznia, 180 minuta larg titullit të parë

Pas 10 javësh e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2020 në Shkodër askush nuk e kishte menduar se Vllaznia do të ishte në këto pozita: vendi i parë me 22 pikë, ...

16:02

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI