Flash

"Kam lindur dy herë"; Mihajlovic bën bilancin e vitit 2020: "Jam gjallë"

Lapsi.al 24 December 2020
"Kam lindur dy herë"; Mihajlovic bën bilancin e vitit 2020:

Barazim me rikuperim kundër Atalantas për të kaluar një Krishtlindje sportivisht të qetë e një bilanc që shkon përtej futbollit, shkon përtej gjithckaje. Sinisa Mihajlovic e thotë me pak fjalë, që janë si shigjeta që mbërrijnë direkt tek objektivi. "2020? Mbeta gjallë, nga ana personale nuk mund të kërkoja më shumë". E faktikisht ka të drejtë, sepse viti i teknikut të Bologna nuk ishte si të tjerët. Leucemia, kurat, beteja e gjatë e, në fund, një fitore që nuk ka të krahasuar me asgjë. E që u përsërit edhe ndaj Covid 19.

“Jeta është dicka e mrekullueshme – tregoi ai për Sky në fillim të dhjetorit – e sidomos kur kalon atë që kalova unë, pastaj shijon gjithcka në maksimum, cdo detaj. Unë praktikisht kam lindur dy herë, herën e parë në 20 shkurt 1969 e të dytën në 29 tetor të 2019, 50 vjet më vonë. Të shohësh një njeri të fortë të qajë të vjen keq. Me këtë sëmundje mësova të nxjerr jashtë emocionet, mësova të qaj e nuk më vjen turp ta bëj: askush nuk duhet të turpërohet ta bëjë. Më parë mbaja gjithcka përbrenda, pastaj e kuptova se të qaja ishte dicka pozitive, ashtu si ti tregosh ndjenjat e tua personave që do".

"E dija që do tia dilja". Ja përse bilanci i tij, i thjeshtë e pa bojëra, diti të kalojë kufijtë e topit. "Jam ende gjallë, nuk mund të kërkoja më shumë". Po, pikërisht kështu.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI