Flash

Video/ Milan e mbyll 2020 në vendin e parë: Lazio rikuperon dy gola por dënohet në fund

Lapsi.al 23 December 2020
Video/ Milan e mbyll 2020 në vendin e parë: Lazio rikuperon dy gola

Milan ka mposhtur 3-2 Lazion në javën e 14 të Serie A, duke e mbyllur në krye klasifikimin e 2020-ës. Ndeshje intensive e plot përmbysje me kuqezinjtë në avantazh të dy golave që në minutën e 17' falë goditjes me kokë të Rebic, përpara se Calhanoglu të shënonte më pas me penallti. Luis Alberto e Immobile (pas një penalltie të gabuar) rikthyer ekuilibrin me dy gola në të 27' e 59', por Hernandez në kohën shtesë ka shënuar, në zhvillimin e një goditje këndi, golin vendimtar.

Duhet të kënaqet me vendin e dytë Inter, edhe pse deri në fund e pa veten në krye, me Milan që ende nuk kishte fituar ndeshjen me Lazion. Zikaltrit mposhtin 2-1 Veronën e arrijnë suksesin e shtatë radhazi në kampionat. Pas një pjese të parë jashtëzakonisht të ekuilibruar Inter e zhbllokoi ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, me një kthesë të Lautaros me asist të Hakimi. Hellas barazoi me Ilic pas një gafe flagrante të Handanovic, por të besuarit e Contes u përgjigjën menjëherë me Skriniar, në zhvillimet e një goditje këndi, që vendosi ndeshjen në favor të skuadrës së Contes.

Roma harron humbjen e shëmtuar me Atalantan e mposht 3-2 Cagliarin. Në Olimpico, Veretout hapi serinë e golave në të 11’, por sardët barazuan me Joao Pedro në të 59'. Në xhiron e gjashtë minutave, verdhekuqtë morën avantazhin e dyfishtë me tap-in të Dzeko (71’) e goditjen me kokë të Mancinit (77’). Sërisht Joao Pedro rihapi sfidën me penallti në të 90’, por është shumë vonë: Fonseca fiton dhe e sheh veten i treti.

ITALY - SERIE A

Hellas Verona 1 - 2 Inter

AC Milan 3 - 2 Lazio

Bologna 2 - 2 Atalanta

Roma 3 - 2 Cagliari

SSC Napoli 1 - 1 Torino

Sampdoria 2 - 3 Sassuolo

Spezia 1 - 2 Genoa

Udinese 0 - 2 Benevento

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI