Flash

Stadium me 30 mijë vende, shiten 72 mijë bileta për një ndeshje me dyer të mbyllura: ndeshja e Dresden në histori

Lapsi.al 23 December 2020
Stadium me 30 mijë vende, shiten 72 mijë bileta për një

Ndoshta është fryma e Krishtlindjes. Dje, në raundin e 1/16 e Kupës së Gjermanisë, Dinamo Dresden, aktualisht në kategorinë e tretë, priti në shtëpi Darmstadt (një klub që luan në divizionin e dytë). Për ndeshjen, u shitën 72.112 bileta, në kohën kur stadiumi përmban pak më shumë se 30 mijë e në kohën e Koronavirusit. Sidoqoftë rregullat e sigurisë u respektuan plotësisht. Stadiumi, në fakt, mbeti rreptësisht i zbrazët. Loja u luajt, si zakonisht në këtë periudhë, me trishtimin e dyerve të mbyllura. Por, me një llogari të shpejtë, më shumë bileta janë shitur vetëm në dy raste në historinë e Dinamos.

Në futboll, kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka vënë veçanërisht në vështirësi klubet e kategorive inferiore. Aty, të ardhurat nga biletat janë linfa e jetës së çdo shoqërie. Pothuajse një vit pas mbylljes së stadiumeve (megjithëse në Gjermani u rihapën për një periudhë në fillim të sezonit), të ardhurat e humbura kanë filluar të peshojnë. Dynamo Dresden ka vendosur kështu që gjithsesi të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kundër Darmstadt. Një gjest simbolik i solidaritetit, i cili ishte shumë i suksesshëm në Krishtlindje. Me 72,112 bileta të shitura (me 5 euro secila) klubi grumbulloi kështu 360,560 euro. "Ka njerëz që kanë investuar kohë dhe para për të na treguar afërsinë e tyre edhe tani - nënvizoi Markus Kauczinski, trajner i Dinamos -. Është diçka vërtet shumë e veçantë ”.

Pas transfertës evropiane në Beograd në 1991 (ishin 95,000 spektatorë të pranishëm) e asaj në Dortmund në 2011 (73,100 spektatorë), kjo është ndeshja e tretë në historinë e klubit të Dresdenit, për të cilën janë shitur më shumë bileta ndonjëherë, por e para për ndeshjet në shtëpi. Vetëm dy gjëra stonuan në mbrëmje: për shkak të erës, klubit iu desh të hiqte dorë nga koreografia me 30,000 tullumbace që do të ishin lidhur në sedilje: ekzistonte frika se mund të fluturonin në fushë dhe të pengonin mbarëvajtjen e ndeshjes. Edhe rezultati i ndeshjes ishte gjithashtu i keq: Dinamo humbi 3-0. Pavarësisht kësaj klubi dhe tifozët mund të buzëqeshin. Me shpirtin e Krishtlindjes ata arritën të dërgonin një mesazh të bukur dashurie dhe solidariteti. Duke u futur në histori me atë që do të mbetet gara me më shumë bileta të shitura për ndeshjet në shtëpi të Dinamos.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI