Flash

Vendimi i Kolegjit: Napoli festë në dhomat e zhveshjes, indiferencë totale e Juventus

Lapsi.al 22 December 2020
Vendimi i Kolegjit: Napoli festë në dhomat e zhveshjes,

Juventus-Napoli do të riluhet. Nuk ka 3-0 në tavolinë për bardhezinjtë e hiqet edhe -1 në klasifikim për të kaltrit. Të menjëhershme e të kundërta reagimet në lidhje me rezultatin e ankimimit të klubit napoletan nga Kolegji i Garancisë së Sportit; lojtarët e Napolit e kanë pritur direkt në stadiumin Maradona, pak pas stërvitjes nën urdhërat e Gattusos, duke shkaktuar një festim në grup. Indiferencë e përgjithshme ndërkohë në ambjentin juventin.

Futbollistët e Napolit kanë mësuar për suksesin e ankimimit të klubit në Kolegjin e Coni-t për ndeshjen me Juventus ndërsa ndodheshin në stadiumin Maradona. Lojtarët e kaltër sapo kishin përfunduar stërvitjen kur është komunikuar lajmi për anullimin e pikës së penalizimit e vendimi për të luajtur sfidën me bardhezinjtë: në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer festa e të gjithë grupit.

I njëjti vendim e ka lënë plotësisht indiferent Juventusin. Kuptohet nga ambjentet pranë klubit bardhezi që gjithnjë e ka konsideruar cështjen si "të jashtme": është prezantuar në fushë në orën dhe datën e parashikuar nga kalendari i Serie A.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI