Flash

Martini ‘fsheh’ gafat e sulmuesve: “Nuk kanë pasur një moment të mirë para portës”

Lapsi.al 22 December 2020
Martini ‘fsheh’ gafat e sulmuesve: “Nuk kanë pasur

Teuta është në vendin e pestë me 13 pikë, në shoqërinë e Tiranës, Partizanit e Kastriotit e për këtë arsye durrsakët e kanë të qartë se gabimet rrezikojnë ta zbresin edhe më shumë në renditje, duke e bërë të largohet nga objektivi titull. Fitorja minimale kundër Apolonisë, nuk tregoi asgjë nga ajo që priste tekniku Edi Martini nga të tijtë, por që i ka dhënë mundësinë Teutës të shkojë më e qetë në transfertën me Skëndërbeun. Rasti i Krasniqit i humbur përballë Apolonisë është ende i fiksuar në mendjen e teknikut, që nuk po arrin të gjejë celësin për të bërë të funksionojë ofensiva e skuadrës së tij: “Besoj se gjithë ekipi do të zhbllokohet. Normalisht edhe sulmuesit do e lirohen dhe do të shënojnë gola. Kanë pasur një moment jo të mirë përpara portës, pavarësisht se kanë bërë ndeshje shumë të mira gjatë 90 minutave, por ashtu si portieri kur pëson një gol është në presion, ashtu janë edhe sulmuesit kur nuk shënojnë.”

Teuta deri tani është sulmi më i keq i kampionatit me 5 gola të shënuar në 9 ndeshje, aq sa Bylis e Apolonia, gjë që Martini shpreson ta ndryshojë në Korcë, edhe mungesa e Aleksit i ka prishur disi planet e teknikut, por jo sa për ta bërë të fshihet pas justifikimeve. Teuta ka nevojë për pikë, për tu kthyer në shinat e pretendimeve e duhet ta bëjë në transfertën e Korcës.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI