Flash

Muzeu 462 milionë euro i mbyllur një vit pas hapjes: FIFA denoncon ish-presidentin Blatter

Lapsi.al 22 December 2020
Muzeu 462 milionë euro i mbyllur një vit pas hapjes: FIFA denoncon

Fifa ka bërë të ditur se ka prezantuar një denconim penal në Zvicër kundër Sepp Blatter, në lidhje me drejtimin e projektit muzseal nga ana e ish-presidentit të Federatës Botërore të Futbollit, muze që është mbyllur në më pak se një vit nga inaugurimi në 2016.

Sipas Fifa një hetim i zhvilluar nga ekspertë të jashtëm ka zbuluar "prova të një administrimi të keq krimnal të pretenduar nga ana e Blatter e të shoqërive të nominuara prej tij në kuadrin e një projekti mbi muzen e futbollit". Realizimi i projektit ka kushtuar 500 milionë franga zvicerane (462 milionë euro) që "mund dhe duhet të ishin destinuar për zhvillimin e futbollit botëror".

Nuk është hera e parë që Blatter përballet me drejtësinë për cështje korrupsioni. Ish-presidenti i FIFA-s në 17 vitet e fundit u dënua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, së bashku me Michel Platininë, për një pagesë të kryer për llogari të francezit prej 2 milionë frangash zvicerane në vitin 2011, për disa shërbime në favor të FIFA-s. Blatter, ashtu sikurse Platini, i mohoi akuzat, por kjo nuk e shpëtoi as atë dhe as francezin nga ndëshkimi. Fillimisht, ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s u pezulluan me 8 vite nga aktivitetet, por ky dënim u ul më pas në 6 vite, që për zviceranin u la në fuqi edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI