Flash

"Mbylle gojën zezak" fraza raciste tërbon Gerson, që grindet edhe me ish-trajnerin e Brazilit

Lapsi.al 21 December 2020
"Mbylle gojën zezak" fraza raciste tërbon Gerson, që
"Mbylle gojën, zezak" është dicka që nuk duhet të ndodhë më. Kështu Gerson, mesfushori brazilian ish-lojtar i Romës dhe Fiorentinës dhe sot tek Flamengo, ka shfryrë tërbimin e tij në rrjetet sociale pas fyerjeve raciste të marra në fitoren 4-3 ndaj Bahias nga një kundërshtar, kolumbiani Ramirez. "Unë e dua racën time dhe luftoj për ngjyrën e lëkurës sime - shkruan Gerson në Instagram - Që kur isha 8 vjeç, që kur fillova karrierën time në futboll, dëgjoj njerëzit të thonë" hesht, zezak". Nuk ia dolën atëherë e nuk do të kenë sukses as tani. Nuk mjafton të mos jesh racist, duhet të jesh anti-racist. Unë nuk do ta "mbyll gojën", beteja ime, lufta e njerëzve me ngjyrë nuk do të ndalet. Racizmi është një krim e si i tillë duhet të trajtohet në të gjitha mjediset, përfshirë futbollin ".
Episodi i denoncua nga Gerson ndodhi në minutën e 7-të të pjesës së dytë, me Flamengon në avantazh 2-1. Lojtari kishte ndërhyrë në një debat mes një shoku të skuadrës dhe Ramirez, i cili në atë moment ka tentuar ta bëjë të heshtë duke thënë "Mbyll gojën, zezak". Shokët e skuadrës u përpoqën të qetësonin Gerson, por djaloshi kishte dalë nga kontrolli. Pastaj, ai gjithashtu u grind edhe me trajnerin e Bahias, ish-trajnerin e Brazilit Mano Menezes, i cili u shkarkua në fund të ndeshjes për humbjen e tij të 14-të në 24 ndeshje. Ndërsa Bahia nuk ka marrë ende një pozicionim për çështjen Ramirez, Federata Braziliane e Futbollit, nga ana tjetër, ka theksuar dënimin e çdo forme të racizmit dhe ka njoftuar se ka nxitur Gjykatën e Lartë të Drejtësisë Sportive të hapë një hetim për atë që ka ndodhur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI