Flash

Messi ndryshon plan, qendron në Barcelonë: "Kalova një periudhë të vështirë, tani dua të fitoj gjithçka"

Lapsi.al 21 December 2020
Messi ndryshon plan, qendron në Barcelonë: "Kalova një

Në intervistën që do të transmetohet në kanalin spanjoll LaSexta të dielën në 27 dhjetor, e nga e cila programi radiofonik katalanas ka dhënë një ekstrakt duke e paraprirë, Leo Messi ka folur për periudhën e komplikuar të përjetuar kohët e fundit në Barcelonë: "Kam kaluar një moment vërtetë të shëmtuar verën e kaluar, pas fundit të sezonit e asaj që ndodhi me klubin. Është dicka që e kam tërhequr pas vetes që nga fillimi, por tani ndihem mirë".

Jo vetëm kaq, sepse Pleshti i rriti dozat e besimit kunddrejt klubit blaugrana: "Tani kam shumë dëshirë e jam i emocionuar e edhe pse e di që klubi po kalon një moment të vështirë, në nivel skuadre e klubi, mezi pres të luaj e të fitoj gjithcka". Për ndonjë këto fjalë mund të interpretohen si një mesazh zbutje për drejtuesit e Barças për një të ardhme ende blaugrana, edhe pse asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohet.

Afërsia e klubit, sidoqoftë, ka ardhur edhe nga fjalët në konferencën për shtyp të trajnerit Ronald Koeman që, duke iu përgjigjur një pyetje për atë që ka deklaruar Messi, ka thënë: "Për mua nuk është e nevojshme që Messi të japë një intervistë duke thënë se ka dëshirë të luajë për Barcën, sepse e shoh këtë cdo ditë. Është mirë me shokët e tij. Për një fitues si ai, është e vështirë të mos i fitojë të gjitha ndeshjet. Gjërat e tjera që do të thotë nuk i di, do ti mësojmë të dielën. Por shoh dëshirën e tij. Nuk e di nëse fjalët e tij do të influencojnë pozitivisht tek lojtarët. Nëse flasim për Messin mund të them se po impenjohet për të përmirësuar gjërat si të gjithë të tjerët".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI