Flash

Video/ Lazio thyen Napolin: asnjë shqiptar titullar, 23 minuta për Muriqin

Lapsi.al 20 December 2020
Video/ Lazio thyen Napolin: asnjë shqiptar titullar, 23 minuta për

Në ndeshjen e fundit të javës së 13 të Serie A, Lazio mposht 2-0 Napolin, i afrohet zonës Champions League e i shkakton skuadrës së Gattuso humbjen e dytë radhazi. Në Olimpico vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke zhbllokuar sfidën me goditjen me kokë të Immobile (9'). Reagimi i napoletanëve ishte në goditjet e Ruiz e Zielinski, me Reinan të kujdeshëm. Në fillimin e pjesës së dytë Luis Alberto (56') dyfishoi rezultatin, me një goditje të bukur me kthesë.

Strakosha në pankinë, Hysaj gjithashtu, por të kaltrit vuajtën mbi të gjitha mungesën e Insigne, Mertens e Osimhen: skuadra e Inzaghi shfrytëzoi momentin dhe golin e shpejtë të Kupëcës së Artë, duke kapitalizuar gjithcka pastaj në fillimin e pjesës së dytë.

Tre pikë të merituara për Lazion në dëm të një Napoli të zbehtë, që nuk njihej në fraksione të ndryshme loje, sigurisht i kondicionuar nga mungesat e shumta e të lojtarëve me peshë. Sikur të mos mjaftonte për Gattuso padisponueshmëria e Insigne, Mertens e Osimhen, në fund të ndeshjes u dëmtua edhe Lozano. U kthye në fushë për kryeqytetasit kosovari Vedat Muriqi: 27 minuta për të në vend të Caicedos e në fund 21 pikë për Lazion në vendin e 8, por vetëm dy larg Napolit të pozicionuar i pesti.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI