Flash

Video/ Humbja e dytë radhazi për Tottenham: në shtëpinë e Mourinhos bën festë Leicester

Lapsi.al 20 December 2020
Video/ Humbja e dytë radhazi për Tottenham: në shtëpinë

Leicester provon të kandidohet në rolin e kundërshtarit kryesor të Liverpool, duke fituar transfertën e gjashtë në shtatë (e vetmja humbje pikërisht në Anfield) e duke mundur 2-0 Tottenham të Josè Mourinhos, në humbjen e dytë radhazi pas asaj kundër Reds. Një pjesë e parë pa emocione: Spurs shfaqen rrezikshëm vetëm në dy raste me Kane, që në të 34' tentoi me një goditje dënimi të devijuar nga barriera e në të 42' i shkoi pranë avantazhit me kokë. Sfida u zhbllokua në shtesën e pjesës së parë: Aurier mori përpara Fofanan në zonë e, pasi kontrolloi Var, Paëson akordoi penalltinë. Nga pika e bardhë, Vardy mposhti Lloris duke cuar të tijnë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në pjesën e dytë Foxes panë ti anullohet goli i dyfishimit për një pozicion jashtë loje të Maddison, por goli i 2-0, vetëm sa shtyn takimin, e mbërrin pas një orë lojë: kros i Albrighton, goditje me kokë e Vardy e devijim vendimtar i Alderweireld, autor i një autogoli të pafat që i këputi këmbët Spurs. Tottenham provoi të reagonte me të zakonshmit Kane e Son, por Schmeichel i mohon mundësinë vendasve të rihapnin ndeshjen. Përfundoi 0-2, me Leicester që fluturoi në vendin e dytë me 27 pikë, -4 nga Liverpool. Tjetër humbje për Josè Mourinho, që ka fituar vetëm një në 5 ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI