Milan kthehet të fitojë dhe e bën me një siguri të madhe: 2-1 në shtëpinë e Sassuolos në javën e 13 të Serie A. Për kuqezinjtë një ndeshje që nisi praktikisht në 1-0 nga goli më i shpejtë i historisë firmosur nga Leao pas vetëm 6 sekondash e 76. Skuadra e Piolit në zotërim të plotë të lojës, dyfishoi rezultatin në minutën e 26' me Saelemaekers, i aftë të shfrytëzojë dishezën në krahë të Theo Hernandez. Në fund goli i nderit i Berardi me goditje dënimi nuk i prish pathyeshmërinë Milan, që mban kreun e klasifikimit.
Mjafton një Inter pa shumë sforco për të vazhduar serinë e fitoreve radhazi, që mbërrin kështu në gjashtë, pas suksesit 2-1 ndaj Spezias. Takimin e zhbllokoi Hakimi me një arrati nga e djathta, ndërsa e vuri në siguri një Lukaku jo veçanërisht i inspiruar, po që nga nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi. Nuk arritën të hapnin ndeshjen ligurët që gati në fund të kohës shtesë shënuan me Piccolin, por shumë vonë për të shpresuar për më shumë. Një pjesë e parë për të besuarit e Contes, dicka më ndryshe e dyta, ndërsa Spezia merr edhe njëherë komplimentat dhe jo rezultatin.
ITALY - SERIE A
Torino 1 - 1 Bologna
Benevento 2 - 0 Genoa
Cagliari 1 - 1 Udinese
Inter 2 - 1 Spezia
Sassuolo 1 - 2 AC Milan