Flash

Video/ Ilicic shkatërron Romën: Atalanta shënon poker me përmbysje

Lapsi.al 20 December 2020
Video/ Ilicic shkatërron Romën: Atalanta shënon poker me

Pas barazimit në Torino, Atalanta kthehet tek fitorja në javën e 13 të Serie A, duke iu afruar vendit të katërt që vlen Champions League. Në Geëiss Stadium të Bergamos zikaltrit e panë veten menjëherë në disavantazh përballë Romës të ndëshkuar nga një gol i shpejtë i Dzekos, por përmbysën gjithcka në pjesën e dytë me golat e Zapata, Gosens, Muriel e Ilicic, që është kthyer të jetë një lider i vërtetë. Verdhekuqtë, pasi luajtën të enjten, ranë fizikisht dhe u kaluan në renditje nga Juventus.

Në Atalantën pa Gomez, Gasperini hoqi dorë nga minuta e parë edhe nga Ilicic e Muriel, por jo nga Djimsiti, që formoi repartin me Toloi e Romeron. E megjithatë bergamaskët e nisën ndeshjen keq me Mykhitaryan që u arratis në të majtë për ti dhënë Dzekos një asist që nuk mund ta gabonte. Boshnjaku kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 3 e arriti Motellan për numrin e golave në Serie A me fanellën e Romës.

Ndeshja ktheu në pjesën e dytë me skuadrën e Gasperinit që është krejt tjetër nga ajo e 45 minutave të para. Ilicic, tashmë i thirrur në cështje, shpiku një asist të cmuar për Zapatan, që i shpëtoi pozicionit jashtë loje e shkarkoi fuqinë e tij duke e dërguar topin në rrjetë. 1-1 e sulmuesi kthehet tek goli pas 6 ndeshjesh në kampionat. Ilicic është vecanërisht i inspiruar: slloveni dhuron asistin e dytë të mbrëmjes për goditjen me kokë të Gosens, që shfrytëzoi daljen e pasigurtë të Mirantes duke përmbysur ndeshjen. Sapo mori avantazhin Gasperini freskoi sulmin me Muriel, që në topin e parë të prekur kaloi edhe portierin dhe siguroi rezultatin. Goli i 13 si zëvendësues për kolumbianin që kur është në Bergamo. Në fund Atalanta e mbyll me poker, në një aksion personal të Ilicic, që certifikoi rikthimin e tij me një gol e dy asist. Zikaltrit ngjiten në kuotën 19 e afrohen me Europën, Roma mbetet në kuotën 24 pikë e kalohet nga Juve.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI