Flash

Ronaldo merr çmimin që fitohet vetëm një herë në karrierë: gjurmët e këmbëve të CR7 shkojnë në Monaco

Lapsi.al 20 December 2020
Ronaldo merr çmimin që fitohet vetëm një herë në

I shpallur fitues 1 dhjetorin e kaluar, Cristiano Ronaldo mori sot Çmimin Këmba e Artë, Golden Foot Award. Portugezi gjithashtu la, si është zakon, gjurmët e këmbëve të tij, të cilat do të ekspozohen në të famshmen 'The Champions Promenade' në Monte-Carlo. "Marrja e këtij çmimi është një nder - tha ai - Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola".

Për shkak të emergjencës së koronavirusit, ceremonia për CR7 u krye me dyer të mbyllura. Më 1 dhjetor, për herë të parë, u shpall edhe çmimi Golden Foot Prestige, nderim për karrierën kushtuar ekskluzivisht një Presidenti akoma në biznes, i cili iu dha Andrea Agnellit. Çmimin e 18-të Këmba e Artë, iu dorëzua Ronaldos nga Louis Ducruet, djali i Princeshës Stephanie të Monakos, që përfaqësonte Princin Alberti II i Monakos. Sovran i principatës dërgoi një video mesazh për të uruar fituesit: "Do të jetë një nder për Principatën e Monakos që të ketë gjurmët e një kampioni si Cristiano Ronaldo dhe Presidentit të Klubit të Futbollit të Juventusit, Andrea Agnelli, në "Shëtitoren e Kampionëve".

Këmba e Artë mund të fitohet vetëm një herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç. Përveç atyre në biznes, ish-kampionët mund të lënë gjurmë dhe të vlerësohen si Legjenda Futbolli: ndër më të rëndësishmit Diego Armando Maradona, Michel Platini, Pelé, Gianni Rivera, Gigi Riva, Dino Zoff, Giacinto Facchetti, Zinedine Zidane, Karl-Heinz Rummenigge, Zbignieë Boniek, Franz Beckenbauer, Luis Figo, Franco Baresi, Roberto Mancini, Claudio Ranieri, Marcello Lippi, Andrea Pirlo dhe shumë të tjerë.

GOLDEN FOOT, PALMARESI

2020 - Cristiano Ronaldo

2019 - Luka Modric

2018 - Edinson Cavani

2017 - Iker Casillas

2016 - Gianluigi Buffon

2015 - Samuel Eto'o

2014 - Andrés Iniesta

2013 - Didier Drogba

2012 - Zlatan Ibrahimovic

2011 - Ryan Giggs

2010 - Francesco Totti

2009 - Ronaldinho

2008 - Roberto Carlos

2007 - Alessandro Del Piero

2006 - Ronaldo

2005 - Andriy Shevchenko

2004 - Pavel Nedved

2003 - Roberto Baggio

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI