Flash

Fluturon një tjetër pankinë në Serie A: kthehet Ballardini për herë të katërt

Lapsi.al 21 December 2020
Fluturon një tjetër pankinë në Serie A: kthehet Ballardini

Tani është zyrtare: Rolando Maran nuk është më trajneri i Genoas. Fatale për teknikun ka qenë humbja kundër Beneventos, e teta në kampionat pas 13 javësh. "Genoa Cfc komunikon se ka shkarkuar nga detyra teknikun Rolando Maran. Shoqëria falenderon teknikun e stafin e tij për impenjimin e treguar", lexohet në komunikatën e klubit. Maran lë skuadrën në vendin e parafundit në klasifikim me 7 pikë e vetëm një fitore në sezon, marrë në javën e parë kundër Crotone.

Në vend të tij rikthehet Davide Ballardini, gati të përjetojë aventurën e tij të katërt në pankinën kuqeblu pas atyre në 2010, 2013 e 2017: kontratë deri në qershor me rinovim automatik në rast shpëtimi. Tekniku ka mbërritur rreth orës 11 në Pegli me stafin e tij, ndërsa pasdite do të drejtojë stërvitjen e parë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI