Flash

Moviola/ Juventusit i fundosur nga La Penna: dy penallti flagrante dhe një i kuq për Borja Valeron të mohuar

Lapsi.al 23 December 2020
Moviola/ Juventusit i fundosur nga La Penna: dy penallti flagrante dhe një

Tërbimi i Juventus (Nedved pas kontaktit Dragoëski-Bernardeschi është larguar nga tribuna në mënyrë demostrative pas penalltisë së munguar) pas ndeshjes kundër Fiorentinës për shkak të arbitritmit të La Penna. Protesta krejtësisht të motivuara sipas Mauro Bergonzi: ish- arbitri e moviolist i Tiki Taka e përcakton atë të arbitrit roman një "mbrëmje shumë negative pas një periudhe forme pozitive: bardhezinjve i mungojnë dy penallti e Borja Valero duhej ndëshkuar me karton të kuq".

17' KARTONI I KUQ PËR CUADRADO

"Cuadrado futet me takën lart mbi këmbën e Castrovillit. Karton i kuq i pastër, arbitri gabon, por arbitri i VAR Mazzoleni e thërriti në monitor, duke e bërë të ndryshojë zgjedhjen fillestare që ishte vetëm e verdhë"

50' FAULLI I BORJA VALEROS

"Ai i Borja Valeros është një ndërhyrje e qartë nga prapa ndaj Bentancur. La Penna është edhe i pozicionuar mirë e për një cast duket se e vë dorën në xhep për të nxjerrë të dytën e verdhë, por pastaj ndalet. Që ishte faull për karton e konfirmoi edhe Prandelli që pak më pas e zëvendësoi spanjollin për të mos rrezikuar të mbetej edhe ai me 10"

59' KONTAKTI CASTROVILLI-CRISTIANO RONALDO

"Penallti e dukshme: Cristiano Ronaldo sposton topin, Castrovilli godet këmbën e portugezit"

78' PËRPLASJA DRAGOWSKI-BERNARDESCHI

"Këtu kemi një faull të dyfishtë: si krahu i Dragowskit në fytyrën e Bernardeschi ashtu dhe gjuri i portierit ndaj kundërshtarit. Edhe këtu penalltia është mjaft e qartë, e si në situatën e mëparshshme VAR mund ta thërriste La Penna".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI