Flash

Pirlo i tërbuar me arbitrimin dhe lojtarët: "Kështu do bëjmë figura të shëmtuara"

Lapsi.al 23 December 2020
Pirlo i tërbuar me arbitrimin dhe lojtarët: "Kështu do

Juventus ka mbyllur 2020 me një 0-3 në shtëpi kundër Fiorentinës që kompletoi një javë negative për bardhezinjve brenda e jashtë fushës. "U futëm me sjelljen e gabuar – komentoi Andrea Pirlo në fund të ndeshjes -, faji ynë që nga pasimet e para. Kur futesh kaq keq pastaj përfundon edhe më keq si dje e i shkon përballë figurave të shëmtuara. Në ndeshjet para Krishtlindjes qëllon që ta kesh mendjen tek pushimet, por nuk mund tia lejojmë vetes".

Ka rezerva në lidhje me vendimet arbitrale: "Kartoni i kuq i Cuadrados ishte i drejtë, por kishte edhe episode në favorin tonë që nuk dua ti komentoj sepse i panë të gjithë". Juventus në fakt u duk e shfazuar dhe Pirlo në këtë pikë e nxjerr veten të larë: "Indikacionet i dhashë, porn ë fushë pastaj luajnë futbollistët. Dhuruam një gol e një lojtar, në pjesën e dytë bëmë më mirë, por nuk mjaftoi".

Pirlo ka folur edhe për vendimin e marrë nga Kolegji i Garancisë për ti hequr Juventus fitoren në tavolinë kundër Napolit: "Nuk kemi asnjë problem të riluajmë ndeshjen. Më vjen keq për skuadrat e tjera që u nisën dhe luajtën pa lojtarët e infektuar nga Covid. Vendimi nuk më duket korrekt kunddrejt tyre, kaq".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI