Flash

I amputohen këmbët pas Covid, ish-mbrojtësi: "Më prenë edhe këmbën që i bëri gol M.Gladbach"

Lapsi.al 22 December 2020
I amputohen këmbët pas Covid, ish-mbrojtësi: "Më

Një lajm i keq ka trondit botën e futbollit. Mauro Bellugi, 70 vjeçar, ish-futbollist i Interit, Bolonjës, Napolit dhe Pistoiese, ka pësuar amputimin e të dy këmbëve si pasojë e Covid-19. "Më prenë edhe këmbën me të cilën unë shënova kundër Borussia Moenchengladbach", tha ai në një thirrje video me Luca Serafinin për portalin altropensiero.net. Amputimi i të dy gjymtyrëve të poshtme, të prekur edhe nga patologji të tjera, ishte i domosdoshëm sepse kishin qenë prej kohësh një pikë e dobët për ish-mbrojtësin.

Bellugi u shtrua në spital në 4 nëntor për shkak se rezultoi pozitiv për Covid-19. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në javët e fundit, deri kur ishte e detyrueshme një operacion urgjent për ndërlikimet në gjymtyrë.

Ish-mbrojtësi, i cili ka qenë një komentator televiziv prej vitesh, ka gjetur gjithashtu një mënyrë për të bërë shaka. "Do të marr ato të Pistorius, kështu që do të të kaloj në korridoret e studiove televizive", tha ai me ironi. Bellugi ishte një nga mbrojtësit më të njohur në vitet 60-70 në Serie A dhe me fanellën e ekipit kombëtar, të cilën e ka veshur 32 herë në periudhën midis 1974 dhe 1980. Me fanellën e Interit ka shënuar golin e vetëm në karrierën e tij. E shënoi atë në ndeshjen e Kupës së Kampioneve më 3 nëntor 1971 kundër gjermanëve të Borussia Moenchengladbach (4-2 në favor të Interit).

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI