Flash

Video/ Pas vendimit të Kolegjit, vjen 0-3 nga Fiorentina: Prandelli i prish Krishtlindjen Juventusit

Lapsi.al 22 December 2020
Video/ Pas vendimit të Kolegjit, vjen 0-3 nga Fiorentina: Prandelli i prish

Shembet në shtëpi Juventus që kundër Fiorentinës është mundur 0-3 në ndeshjen e fundit të Serie A përpara Krishtlindjes. Violat e Prandellit morën menjëherë avantazhin në Stadium me kundërsulmin e Vlahovic në minutën e 3', pastaj në superioritet numerik nga minuta e 17' për përjashtimin nga loja të Cuadrados. Reagimi i bardhezinjtë ishte në dy goditje të Ronaldos, e një goli të anulluar po portugezit, ndërsa në 15 minutëshin e fundit Fiorentina e fundosi me autogolin e Alex Sandro e golin e ish-it nga Caceres.

E pabesueshme ajo që ndodh në Stadium: Fiorentina mposhti 3-0 Juventus e i dhuroi bardhezinjve një Krishtlindje të tmerrshme, duke qenë se brenda ditës erdhi vendimi që i detyron të riluajnë ndeshjen me Napolin duke i zbritur tre pikët e fitores në tavolinë. Ishte mbrëmja tipike jo për Juven, që pagoi rëndë gabimet e saj (ndërhyrja absurde e Cuadrados ndaj Castrovilli mbi të gjitha), mungesën e fatit e disa episode arbitrale kundër.

Në pjesën e dytë Pirlo provoi me Bernardeschi për Morata, por jo për të arritur ndonjë gjë të rëndësishme. Arbitri fali Borja Valero, që do të merrte kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Bentancur. Pastaj Juventus kërkoi më kot penalltinë (Castrovilli ndaj Ronaldos).

Fiorentina dyfishoi në të 76’: krosimi i Biraghi dhe ndërhyrja bosh e Bonucci mashtroi edhe Alex Sandro, me topin që i përplaset në trup e përfundoi në rrjetë. Bernardeschi do të meritonte penalltinë, por edhe këtu La Penna la lojën të vazhdonte, përpara se Caceres të shënonte golin e ish-it, duke vulosur rezultatin 0-3.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI