Flash

"Nuk përshtatet me lojën tonë, në janar ikën": Marotta heq qafe Eriksen, PSG i 'shkel' syrin

Lapsi.al 24 December 2020
"Nuk përshtatet me lojën tonë, në janar

Lajmi ihste në ajër, por tani duket gati zyrtar: aventura e Christian Eriksen tek Inter është pak ditë larg fundit. Ai që e ka shkarkuar praktikisht fantazistin danez, asnjëherë nuk u fut në skemat e Antonio Contes, ka qenë administratori i deleguar zikaltër Giuseppe Marotta: "Nuk është funksional për lojën tonë e nuk është përfshirë - komentoi ai -. Eshtë një profesionist i madh, por duhet ti japim mundësinë të gjejë hapësirë në realitete të tjerë".

Eriksen mund ta gjejë lumturinë në Paris. Qyteti i dashurisë mund të rilindë një raport pune mes danezit e Pochettinos, që mund të mbërrijë në pankinën e Psg në janar. Danezi nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të largohet nga Inter në dritaren dimërore të merkatos e pikërisht duke filluar nga ata që do të largohen nga Appiano Gentile do të vendoset strategjia e përforcimeve të skuadrës zikaltër. "Ashtu si të gjithë shoqëritë do të takohemi me trajnerin tonë përpara nisjes së merkatos - ka vazhduar Marotta -. Me të do të vendosim një strategji e në bazë të saj do të kërkojmë zgjidhjet më të mira".

Mes lojtarëve në ikje është edhe Nainggolan: "E dini të gjithë cilët janë lojtarët e transferueshëm, do të mundohemi ti kënaqim. Do të nisim nga këtu për ti zëvendësuar. Nuk dua të bëj emra, lexojmë shumë që nuk kanë lidhje fare me Inter, por nuk komentoj sepse nuk do të ishte e drejtë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI